KRYEMINISTRI I SHQIPERISE, Prof. Dr. SALI BERISHA MER PJESE NE KONFERENCEN E KOMBEVE TE BASHKUARA, Rio + 20, BRAZIL (20 Qershor 2012)

 

Kryeministri i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Prof. Dr. Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Znj. Liri Berisha, do të jenë zyrtarisht në Brazil, nga data 20-25 qershor 2012 për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për një Zhvillim të Qëndrueshëm (Rio + 20).


Në këtë konferencë ku do të marrin pjesë mbi 100 lider botërorë do të shihet se deri në çfarë pike janë arritur, ose jo, Objektivat e Mijëvjeçarit që kishin si qëllim kryesor zhdukjen e varfërisë ekstreme deri në vitin 2015. Megjithëse, ngelet akoma shumë për të bërë, OKB dëshiron që të njohë opinionin publik me atë çka është arritur deri më sot.


Prof.Dr. Sali Berisha është i pari Kryeministër shqiptar që viziton zyrtarisht Brazilin. Vizita e tij zhvillohet në një kohë kur marëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Brazil kanë njohur arritje të reja. Duke filluar nga viti 2009 të dy vendet hapën ambasadat respektive në Tiranë e Brasilia dhe është nënshkruar marrëveshja për heqjen reciproke të vizave në pasaportat e zakonshme.


Para hapjes së Ambasadës në Brasilia marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë e Brazilit mbuloheshin nga Ambasada shqiptare në Buenos Aires me Ambasador, Dr. Edmond Trako, i cili zhvilloi gjatë një periudhe 9 vjeçare një veprimtari intensive, gjë që ndihmoi mjaft në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.


Gjatë periudhës 1997-2006 u hapën Konsullatat e Nderit të Shqipërisë në Recife, San Paolo, Rio de Zhaneiro, Mato Grosso. U krijua Shoqata Kulturore Brazil –Shqipëri dhe Dhoma e Tregtisë Brazil-Shqipëri. Një rol vendimtar në ngritjen e këtyre institucioneve kanë luatjur edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Recife, Prof. Dr. Lamartine Hollanda Junior.


Mbas hapjes së Ambasadës shqiptare në Brasilia në vitin 2009, në krye të saj u vendos ambasadorja Tatjana Gjonaj, e cila në bashkëpunimin me konsujt e Shqipërisë në Brazil ka vazhduar më tej punën e filluar. Në këtë kontekst u përgatit dhe vizita zyrtare në Brazil e Z/V Kryeministrit dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto nga dt.26-29 tetor 2011. Gjatë kësaj vizite u zhvillua dhe një Forum Biznesi në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Brazil-Shqipëri, e drejtuar nga Dr. Antonio Munhoz dhe në prani të një grupi përfaqësues të biznesit shqiptar, me synim për ti dhënë një impuls të ri zhvillimit të marëdhënieve ekonomiko-tregtare midis të dy vendeve.


Ardhja në Brazil e Kryeministrit Shqiptar, Prof.Dr. Sali Berisha pa dyshim që do të shërbejë si një impulsi i ri për zhvillimin e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe midis Shqipërisë dhe Brazilit.







Copyrigth © 2007 Todos Direitos Reservados